GazetaMax
Lajme

Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

Shkup, 21 Prill – Pala bullgare e anashkaloi marrëveshjen e vitit 2017 dhe vendosi kriteret e veta, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.

Sipas tij, Komisioni i historisë është dashur të gjejë emra që mund të kremtohen së bashku e jo të jenë kusht për anëtarësim në BE.

“Demokracitë më të mëdha, Franca dhe Gjermania… është lajthitje nëse mendohet se është mit, nuk është e vërtetë, që ata, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u ulën, bënë histori të përbashkët në të cilën ata besojnë, ranë dakord për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes. Ju siguroj, në Francë dhe Gjermani nuk ka tekst të harmonizuar në shkollat fillore apo të mesme apo në fakultetet ku ’41, ’42, ’45 flitet në të njëjtën gjuhë. Por ajo që është e diskutueshme – mos e impononi si kriter për anëtarësimin në BE në shekullin 21 atë që ndodhi në shekullin e 11-të. Pala bullgare ndryshoi narrativin dhe anashkaloi marrëveshjen tonë dypalëshe, e cila nuk thoshte se komisioni historik dhe harmonia atje do të ishte kusht për hyrjen tonë në BE. Komisioni kishte për detyrë të gjente emra dhe ngjarje që mund t’i kremtojmë së bashku dhe t’u japim rekomandime të dyja qeverive”, ka thënë Pendarovski.

Për presidentin Stevo Pendarovski, ngjarja me hapjen e klubit Vanço Mihajllov në Sofje është kontroverse për dy arsye kryesore.

Në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, Pendarovski ia drejtoi vërejtjet e tij institucioneve tona, por edhe delegacionit nga Bullgaria.

“Për mendimin tim, dy momente janë të diskutueshme. Së pari emri dhe mbi të gjitha emri, më duhet të them se këtu faji është i institucioneve tona që kanë regjistruar institucion në fushën e kulturës me këtë emër dhe e faji i dytë, për mendimin tim, është struktura e delegacionit që ka ardhur nga Bullgaria…nëse në ekip është një person si Karakaçanov apo Zaharieva, që janë arkitektët e kësaj mosmarrëveshjeje, të kësaj bllokade nga Bullgaria”, thotë Pendarovski.

Related posts

Në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 1 – “Lëvizja e lirë e mallrave”

Gazetamax.mk

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazetamax.mk

Sindikatat thonë se punonjësit janë të rrezikuar nga masat e Qeverisë

Gazetamax.mk
Lajme

Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

Shkup, 21 Prill – Pala bullgare e anashkaloi marrëveshjen e vitit 2017 dhe vendosi kriteret e veta, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat.

Sipas tij, Komisioni i historisë është dashur të gjejë emra që mund të kremtohen së bashku e jo të jenë kusht për anëtarësim në BE.

“Demokracitë më të mëdha, Franca dhe Gjermania… është lajthitje nëse mendohet se është mit, nuk është e vërtetë, që ata, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u ulën, bënë histori të përbashkët në të cilën ata besojnë, ranë dakord për të gjitha pikat e mosmarrëveshjes. Ju siguroj, në Francë dhe Gjermani nuk ka tekst të harmonizuar në shkollat fillore apo të mesme apo në fakultetet ku ’41, ’42, ’45 flitet në të njëjtën gjuhë. Por ajo që është e diskutueshme – mos e impononi si kriter për anëtarësimin në BE në shekullin 21 atë që ndodhi në shekullin e 11-të. Pala bullgare ndryshoi narrativin dhe anashkaloi marrëveshjen tonë dypalëshe, e cila nuk thoshte se komisioni historik dhe harmonia atje do të ishte kusht për hyrjen tonë në BE. Komisioni kishte për detyrë të gjente emra dhe ngjarje që mund t’i kremtojmë së bashku dhe t’u japim rekomandime të dyja qeverive”, ka thënë Pendarovski.

Për presidentin Stevo Pendarovski, ngjarja me hapjen e klubit Vanço Mihajllov në Sofje është kontroverse për dy arsye kryesore.

Në paraqitjen e tij në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, Pendarovski ia drejtoi vërejtjet e tij institucioneve tona, por edhe delegacionit nga Bullgaria.

“Për mendimin tim, dy momente janë të diskutueshme. Së pari emri dhe mbi të gjitha emri, më duhet të them se këtu faji është i institucioneve tona që kanë regjistruar institucion në fushën e kulturës me këtë emër dhe e faji i dytë, për mendimin tim, është struktura e delegacionit që ka ardhur nga Bullgaria…nëse në ekip është një person si Karakaçanov apo Zaharieva, që janë arkitektët e kësaj mosmarrëveshjeje, të kësaj bllokade nga Bullgaria”, thotë Pendarovski.

Related posts

“Mesazhi i dashurisë” që shkaktoi dy viktima, zbardhen detaje nga tragjedia në Maliq

Gazetamax.mk

Arrestohen 5 persona për abuzim seksual me një vajzë të mitur

Gazetamax.mk

Po vijnë ndryshimet për energjinë elektrike/ Kush harxhon më shumë, më shtrenjtë do të paguajë

Gazetamax.mk