Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin që të mos prishë zgjedhjet e së martës teksa e paralajmëroi se nëse ndodh ata do të përballen me hakmarrje.

Ai tha se Irani dhe aleatët e tij mund të përpiqen të prishin zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të martën, duke e paralajmëruar Teheranin të mos përpiqet të ndërmarrë ndonjë sulm.

 “Kemi inteligjencë që tregon se armiqtë tanë, Irani dhe përfaqësuesit e tij, mund të na sulmojnë për të prishur zgjedhjet”, tha Netanyahu në një videomesazh të publikuar nga zyra e tij.

“Mos na vini në provë. Do të pësoni hakmarrje joproporcionale”, i paralajmëroi iranianët kryeministri, i cili po kërkon një mandat të ri në këto zgjedhje.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit paralajmëron në një postim për mundësinë e një “Holokausti të dytë”.

Postimi përmban edhe një foto të një shpërthimi bombe bërthamore në Tel Aviv, të prodhuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Burimi:botasot.info