Drejtori Eljesa Neziri nderohet për kontributin në mbrojtjen e rubinit si gur gjysmë i çmuar kombëtar
Drejtori i ESHPI-së, Eljesa Neziri, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbrojtjes së rubinit si gur gjysmë i çmuar kombëtar. Gjatë ndarjes së mirënjohjes, ministrja Bozhinovska theksoi se ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe minerale të vendit. “Dëshiroj të falënderoj drejtorin Eljesa Neziri për bashkëpunimin e shkëlqyer institucional dhe përkushtimin që tregoi gjatë gjithë procesit. Mbështetja e ESHPI-së ishte kyçe për finalizimin me sukses të kësaj nisme me rëndësi të veçantë kombëtare”, deklaroi Bozhinovska. Ajo shtoi se mbrojtja zyrtare e rubinit është rezultat i punës së përbashkët dhe koordinimit ndërinstitucional, duke vlerësuar se ky sukses dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit në mbrojtjen e vlerave autentike të vendit. Nga ana e tij, drejtori Neziri e cilësoi mbrojtjen e rubinit si një arritje të rëndësishme për shtetin dhe për ruajtjen e trashëgimisë natyrore. “Ishte nder dhe përgjegjësi për ESHPI-në të japë kontributin e saj në këtë proces me rëndësi kombëtare. Rubini është një pasuri unike që meriton mbrojtje institucionale dhe promovim të denjë. Falënderoj Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, si dhe ministren Sanja Bozhinovska për bashkëpunimin e shkëlqyer”, deklaroi Neziri. Sipas tij, ky sukses dëshmon se përmes angazhimit dhe bashkëpunimit institucional mund të mbrohen dhe promovohen vlerat që e veçojnë vendin. https://www.facebook.com/share/p/1Gu3DJUyqu/