GazetaMax
Lajme

Hepatiti i ri që prek fëmijët, zbulohet edhe në Greqi, sa jemi të rrezikuar ne?

Athinë, 22 Prill – Ndërsa rastet e para u hasën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hepatiti i ri, sëmundja që prek vetëm fëmijët, raportohet të ketë mbërritur dhe fare afër nesh, në fqinjin Greqi.

Mediat në Athinë njoftuan sot se të paktën dy raste po mbahen nën kontroll.

Dr. Theoklis Zaoutis, drejtor i EODY (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Greqisë), Profesor i Pediatrisë dhe Epidemiologjisë, i bëri thirrje Spitaleve të Fëmijëve të vendit që të jenë gati për të pritur dhe trajtuar rastet e mundshme.

Mjeku epidemiolog, pohoi se ky virus që dëmton mëlçinë, ka një përhapje të shpejtë, por çliroi çaksa ankthin e njerëzve kur tha se “shumica e fëmijëve kanë simptoma të lehta”.

Hepatiti akut, i cili shfaqet tek fëmijët dhe ka shkaktuar shqetësim global, ka prekur fëmijë nga 2 deri në 5 vjeç dhe shkakton inflamacion të mëlçisë.

Sindroma klinike përfshin hepatit akut me rritje të theksuar të transaminazave, shpesh herë verdhëz dhe simptoma gastrointestinale (kryesisht të vjella) që i paraprijnë verdhëzës.

Shkaku themelor i këtij hepatiti që po haset që nga fillimi i vitit 2022, mbetet aktualisht i panjohur, raporton noa.al.

Më herët, ishte Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA e cila njoftoi për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Dhjetëra raste u raportuan edhe në Angli, Spanjë, Irlandë, Holandë, Danimarkë, etj.

Situata është shqetësuese për ekspertët, pasi shfaqja e njëkohshme e këtyre rasteve të hepatitit të rëndë te fëmijë, në kaq shumë vende njëherësh, konsiderohet e çuditshme.

Viruset mund të shkaktojnë hepatit, por fëmijët e shëndetshëm rrallë sëmuren, aq më tepër rëndë.

Megjithëse asnjë fëmijë nuk është raportuar të vdesë nga hepatiti misterioz deri më tani, shumë prej tyre kanë zhvilluar dështim akut të mëlçisë dhe kanë nevojë për shtrim në spital ose transplant të mëlçisë.

Simptomat të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje janë:

Verdhëza

Hiperpigmentimi i urinës dhe/ose çngjyrosje e jashtëqitjes

Kruarje

Artralgji / mialgji

Ethe

Lëvizshmëri e tepruar

Të vjella ose dhimbje barku

Përgjumje e shpeshtë

Humbje e oreksit.

Related posts

Sqarohet Zaev: Nuk planifikoj puç në LSDM, partinë e bashkova dhe rrëzova një regjim

Gazetamax.mk

Kasami mirëpret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson

Gazetamax.mk

Spasovski: Bombat false, sulme hibride prej atyre që iu pengon përparimi i shtetit

Gazetamax.mk