Merkatoja e janarit mund t’i ofrojë një ndihmë trajnerit të Juventus, Luciano Spalletti, si duke ndihmuar në mbulimin e mungesave të shpeshta për shkak të dëmtimeve, ashtu edhe duke afruar një sulmues të ri, të aftë për të zotëruar zonën e rreptësisë, gjë që aktualisht i mungon skuadrës.
Pas pak më shumë se dy muajsh, emri i Folarin Balogun mund të bëhet sërish actual. Ai duket gjithnjë e më larg Monako, pasi është lënë jashtë listës së skuadrës për Conference League dhe ka pasur shumë pak hapësira në Ligue 1.
Lojtari 25-vjeçar i kombëtares amerikane, zotëron gjithashtu një pasaportë britanike, fakt që mund ta lehtësojë një marrëveshje të mundshme.
Si alternativë, sipas ‘Tuttosport’, Juve mund të tentojë sërish për Alexander Sorloth të Atlético Madrid, por për të ndonëse konkurrenca është e forte.
Emri i tretë në agjendë është ai i Antonio Raimondo, i cili aktualisht luan për Frosinone. Sulmuesi italian është në pronësi të Bologna, çka e bën të vështirë një kalim në Torino që në merkaton e dimrit. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje me synim verën e vitit 2027.
Burimi: botasot.info
