GazetaMax
Kuriozitete

Inter mposhtet nga Bologna pas gabimit trashanik të portierit

Bologna mposht Interin me gabimin trashanik të portierit, rikthehet në zjarr lufta për Scudetto.
Bologna ka shënuar fitore ndaj Interit me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e 20-të në Serie A.
Tashmë kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund, Milani është lider me 74 pikë, ndërsa Interi ka dy më pak.
Kampioni aktual e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 3-të, kur Ivan Perisic mori një top dhe me disa lëvizje individuale u fut në zonë, gjuajti dhe shënoi për 1-0.
Por në minutën e 28-të, Marko Arnautovic arriti të barazojë shifrat në 1-1.
Interi ka mundur të kthehej epërsinë në minutën e 33-të, por Danzel Dumfries nuk ishte i saktë.
Pjesa e dytë nuk është se solli shumë raste, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.
Në minutën e 82-të, stadiumi ‘Renato d’Allara’ u rikthye në festë të zjarrtë, pasi që Nicola Sansone shënoi gol me ndihmën e portierit mysafir Radu për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi pësoi humbje, që i kushon me pozitën e parë në renditje, ku gjendet Milani tani.

Related posts

Drita dhe Ballkani kërkojnë të rikthehen te fitoret, super ndeshje zhvillohet edhe në Podujevë

Gazeta Max

Joshua i kundërpërgjigjet ultimatumit të Furyt

Gazeta Max

Alex Sandro do të largohet nga Juventusi verën e ardhshme

Gazeta Max