Ernest Muçi është kthyer në fenomen te Trabzonspori.
Sulmuesi shqiptar e ka vërtetuar se çfarë është i aftë të bëjë në fushë, duke vendosur “diktate”, njëjtë siç bëri dhe në ndeshjen e fundit që skuadra e tij fitoi 3-4 ndaj Rizesporit.
Plot 3 asiste të shqiptarit bën që ekipi nga Trabzoni të dalë me pikët e plota nga kjo përballje, ku padyshim, në Turqi kanë nisur ta lakmojnë.
Statistikat që nxjerr në pah “Sabah Spor”, një media turke, tregon saktësisht se me prezencën në fushë të Ernest Muçin, gjiganti turk e ka të garantuar suksesin.
Në total, ish-i i Tiranës ka mrekulluar të gjithë. 14 gola të shënuar dhe 15 asiste në 46 ndeshje, shumë herë më mirë seç ka bërë në Besiktas, aty nga ku u ble merkaton e verës.
Me “Shqiponjat e Stambollit”, Muçi shënoi vetëm 11 gola dhe dha 4 asiste në 61 ndeshje, shumë pak me atë çfarë po prodhon me Trabzonsporin.
Duket se transferimi te kjo skuadër e ka transformuar yllin e Kombëtares, i cili po shfaq versionin më të mirë të vetes edhe me trajnerin e ri Thomas Reis. Nëse mban këtë rendiment, do të ishte absolutisht një sezon spektakolar për lojtarin kuqezi dhe statistikat do të thelloheshin akoma edhe më shumë.
Burimi: botasot.info
