Shkup, 28 prill – Në Kuvend për sot është caktuar mbledhje e Komisionit ligjvënës-juridik ku duhet të deklarohet për Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me procedurë të shkurtuar, si dhe për disa kërkesa për dhënie të interpretimit autentik.
Anëtarët e Komisionit duhet të diskutojnë për kërkesat për dhënie të interpretimit autentik të nenit 44 paragrafi (5) i Ligjit për vetëqeverisje lokale, ndërkaq lidhur me nenin 75 të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, parashtruar nga kryetari i Komunës së Koçanit, nenit 106 paragrafi (1) nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 124/15), parashtruar nga deputetët Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami, si dhe të nenit 134 paragrafi (6) ndërkaq lidhur me paragrafet (3), (4), (5) dhe (7) nga Ligji për marrëdhëniet e punës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 110/19, 267/20, 151/21 dhe 288/21), parashtruar nga deputeti Mile Lefkov.
Gjithashtu edhe për kërkesën për dhënie të interpretimit autentik të nenit 104 të Ligjit për marrëdhëniet e punës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 110/19, 267/20, 151/21 dhe 288/21), parashtruar nga deputeti Dime Velkovski