GazetaMax
Lajme

Greva në shkolla vazhdon, në kopshte situata më e qetë

Shkup, 28 prill – Në shkollat fillore dhe të mesme në shtet edhe më tej mësimi nuk po zhvillohet për shkak të grevës së anëtarësisë së SASHK-ut. Ndërkohë, greva në kopshte është vënë në pezullim dhe procesi po zhvillohet rregullisht.

Greva në arsimim fillor dhe të mesëm dhe kopshte filloi më 11 prill, SASHK-u kërkon rritjen e pagave për 18,4 për qind menjëherë dhe harmonizim të pagave të tjera me pagën minimalen.

Të hënën udhëheqësia e SAHK-ut dhe Qeveria arritën marrëveshje për rritjen e pagave prej 12 për qind me pagën e korrikut, por pardje ky propozim u refuzua në seancën e Këshillit të SASHK-ut.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski pasi publikoi se anëtarësia nuk e ka pranuar propozimin e Qeverisë për rritjen e pagave për 12 për qind, informoi se edhe Sindikata në shenjë të pakënaqësisë nga rezultatet e negociatave ka vendosur të organizojë protestë të madhe masive para Qeverisë më 4 maj.

Related posts

Maksuti: Bllokimi i kushtetutës, kërcënim për demokracinë

Gazeta Max

Erdogan u bën thirrje myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Gazeta Max

Osmani dhe Dendias konfirmojnë marrdhëniet e shkëlqyera mes RMV-së dhe Greqisë

Gazeta Max