GazetaMax
Lajme

Në kuadër të aksionit për pastrimin e përgjithshëm të komunës së Butelit janë pastruar 68 m3 mbeturina nga deponitë ilegale

Në kuadër të aksionit për pastrimin e përgjithshëm pranveror të komunës së Butelit që filloi më 26 prill, i organizuar nga Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të qytetit, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup larguan përafërsisht 68 metër kub mbetje të deponuara në mënyrë të parregullt nga dy deponi ilegale që ndodhen pranë Varrezave të Qytetit dhe në bulevardin H.T. Karposh.

Në kontejnerët special që Ndërmarrja i ka vendosur në katër lokacione në komunën e Butelit, gjithsej janë depozituar 50 metra kub mbetje të rënda. NP Higjiena Komunale-Shkup çdo ditë realizon aktivitete për larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve të tyre, si dhe fshirje manuale dhe makinerike dhe larje të bulevardeve dhe rrugëve në këtë komunë të Shkupit.

https://www.facebook.com/ZudiEnuziKoka/photos/pcb.119774457367833/119771970701415

Related posts

Osmani takoi homologun estonez, Reinsallu

Gazeta Max

Gërguri: Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk punojnë mjaftueshëm për ta mbrojtur shoqërinë prej propagandës ruse

Gazeta Max

Nedellkov: Greva vazhdon, ka sinjale për bisedime pozitive me Qeverinë

Gazeta Max