Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve

Dy kompani vendase kanë dorëzuar oferta në tenderin e Qytetit të Shkupit për projektimin dhe ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe të montueshme në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, shërbimet e qytetit do të shqyrtojnë dokumentacionin për të përzgjedhur kompaninë realizuese. Nëse procedurat zhvillohen sipas planit, punimet pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Projekti parasheh ndërtimin e dy garazheve me sipërfaqe të përgjithshme mbi 8.000 metra katrorë, të cilat do të sigurojnë më shumë se 500 vende parkimi.

Garazhet planifikohen të vendosen pranë Klinikës së Gjinekologjisë, Qendrës së Kirurgjisë Emergjente dhe Institutit të Transfuziologjisë.

Me garazhet e reja do të menaxhojë ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”.

Burimi:zyrtare.net