Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur studentë nga Universiteti “Shën Kliment Ohridski”, me të cilët ka bashkëbiseduar për rolin e të rinjve në shoqëri dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset demokratike.
“Vizita e studentëve nga Universiteti “Shën Kliment Ohridski” i dha Kuvendit një energji të veçantë, duke sjellë ide dhe perspektiva rinore.
Bashkëbisedimi me ta ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime mbi rolin e të rinjve në shoqëri dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset demokratike.
Të rinjtë janë shtyllë e rëndësishme e së tashmes dhe pasqyra më e mirë e së ardhmes së shtetit tonë, ndërsa dyert e Kuvendit janë gjithmonë të hapura për ta”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk
