Dokumentet personale po kalojnë në telefonat celularë. Përmes aplikacionit të ri „M-Shërbime “, prej nesër qytetarët do të mund të kenë një version digjital si dhe të kenë qasje në shërbimet elektronike shtetërore. Në fazën e parë, do të jenë letërnjoftimi dhe patentë-shoferi. Dokumentet nuk do të jenë thjesht fotografi të kartelave plastike, por dokumente elektronike të lidhura me regjistrat zyrtarë shtetërorë.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që aplikacioni i ri mobil „M_Shërbime“ t’ua lehtësojë qytetarëve qasjen në shërbimet publike, të ulë barrën administrative dhe të shkurtojë kohën e nevojshme për përfundimin e procedurave.
Euroambasadori Mihalis Rokas tha se aplikacioni është i sgiurt dhe privat, ndërkaq do t’u shërbejë personave që udhetojnë për punë dhe studentëve në shtetet e BE-së.
Aplikacioni është falas dhe do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e telefonave Android dhe iPhone. Përdorimi zyrtar i portofolit elektronik është paralajmëruar nga 29 tetori, ndërsa përdorimi i tij nuk do të jetë i detyrueshëm. Qytetarët që nuk dëshirojnë ta përdorin aplikacionin do të mund të vazhdojnë t’i përdorin dokumentet fizike. Pas shkarkimit të aplikacionit „M-Shërbime“, përdoruesi do të duhet të identifikohet përmes identitetit të tij elektronik. Aplikacioni është i lidhur me Portalin Kombëtar për Shërbime Elektronike, uslugi.gov.mk, dhe më pas përdoruesi do të mund t’i shtojë dokumentet personale të mbështetura në portofolin e tij digjital.
Burimi:TV21
