Tiranë, 28 Prill – Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se Komisioni Evropian do mbështesë financiarisht zbatimin e projektit për Korridorin e Tetë.
Rama dhe Varhelyi thanë se një nxitje e madhe ka qenë vizita e fundit e komisonierit në Ballkan, ku i është dashur që nga Shkupi në Tiranë të përshkojë për 5 orë vetëm 219 kilometra rrugë.
Edi Rama: Kemi diskutuar për projekte të mëdha më ka konfirmuar përsëri sot, vjen ka ardhur dje nga Maqedonia e Veriut e ka parë vet se distanca në km mes dy vendeve është shumë më e shkurtër se sa koha për të shkuar nga njëri vend në tjetrin, ka qenë mbështetës i përfshirjes së korridorit të tetë në rrjetin evropian, gjë që na bën të aftë të aksesojmë fondet e nevojshme për ndërtimin, por pas këtij udhëtimi nga Shkupi në Tiranë me makinë është dhe më i bindur që kjo është gjëja e duhur. Së shpejti ka një ministerial të transportit në kuadrin e BE e shpresojmë të merret e ky vendim e të shtyjmë më tej procesin e aplikimit bashkë me Maqedoninë e Veriut për realizimin e korriodorit të tetë me mbështetjen e BE.
Komisioneri Oliver Varhelyi: Nëse do duhet të më bindnit pse duhen lidhur gjithë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor e të më bëni të shkoj me makinë nga Shkupi në Tiranë shumë nga kjo punë është bërë tashmë jam i kënaqur tu them që kur nisëm të përpilonim planin e investimeve ekonomike kjo është arseja pse 219 km në 5 orë, çfarë është kjo, mund të jetë më e shkurtër e duhet ta shkurtojmë.
Sot vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë që plani i investimeve ekonomikë s’është thjesht një plan por ka nisur funksionimin.
Ne s’mund të nisim nga festimet sa kohë na duhet ende 5 orë kohë për të udhëtuar nga Shkupi në Tiranë, prandaj po e mbështesim idenë e Korridorit 8 e duam ta përfshijmë në projektet e Komisioni është i bindur që pa këtë s’do ketë ndërlidhje mes Ballkanit Perëndimor, se mungon nderlidhja mes detit Adriatik e Detit të Zi.