GazetaMax
Lajme

MASH e përshëndet vendimin e SASHK-ut për ta vendosur grevën në pezullim

Shkup, 28 prill – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndet vendimin e sotëm të Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) për pezullimin e grevës.

“Duke u nisur nga domosdoshmëria për mbrojtje të interesit të përgjithshëm të qytetarëve ,të drejtës për edukim dhe pasojat të cilat mund të ndodhin kur ky proces ndërpritet,e njëkohësisht duke pasur parasysh kërkesat e SASHK-ut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës veproi sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve të punës,gjatë ditës së sotme dërgoi kërkesë deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për përcaktimin e ndërmjetësuesit në këtë proces. Me këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës tregoi gatishmëri për të vazhduar procesin e bisedimeve me partnerët social dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të gjithë në këtë rast”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Vendimi i SASHK-ut është në interes të nxënësve dhe vazhdimësisë së procesit së arsimit dhe me të e sigurohet e drejta kushtetuese për arsimim të fëmijëve.

Nga MASH  porosisin se do të jenë partner të organizatave sindikale përmes sigurimit të dialogut social me qëllim avancimin e të drejtave të punës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë proces jemi të hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe këmbim të mendimeve dhe qëndrimeve,qëllim i cili do të sjell kushte më të mira të punës, punëtor arsimi të motivuar që do të ndikoj edhe në rritjen e kualitetit të arsimit.

Related posts

Ky është i riu nga familja Grainca i arrestuar për keqpërdorimin e kartelave bankare

Gazetamax.mk

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Gazetamax.mk

Aksident tek ura e Sarajit

Gazetamax.mk