GazetaMax
Lajme

Gashi: Në kohë krize politikanët e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin

Shkup, 28 Prill – Kryetari i partisë Alternativa i ftuar në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të subjekteve politike në kohë krize për shtetin. Ai me këtë rast nënvizoi krizën ekonomike dhe mirëqenien sociale të qytetarëve duke theksuar se betejën ideologjike duhet lënë për më vonë.

“Derisa anija është duke u përballur me fortuna të mëdha dhe erëra të fuqishme në dete dhe oqean, për ne është me rëndësi që anija të vij në breg. Do të thotë ta tejkaloj krizën si shtet që e kemi në fazën e tranzicionit, ti vendosim punët në një binar e pastaj mund ta bëjmë edhe betejën e pastër ideologjike. Por në këtë kohë kur njerëzit kanë probleme me ,varfërinë, kanë problem se si ta kalojnë muajin me muaj, ju mungojnë rrogat, po i shihni gjithë këto greva që po bëhen nga sektorë të ndryshëm, krejt kjo flet se shteti është në një krizë të thellë ekonomike dhe të mirëqenies sociale. Andaj mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve politikanët e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin, dhe këtë po e bën Alternativa”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

Related posts

Osmani nga lagjja e tij: Ju faleminderit shokë!

Gazetamax.mk

Do të ketë kërkime të reja arkeologjike në lokacionin nënujor Vërbnik

Gazetamax.mk

Myftiu i shkupit Ismaili dakordohet të bashkëpunojë me drejtorin Maksuti të Institutit të Mjekësisë së Punës në Çair

Gazetamax.mk