Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë.
Me këtë rast, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një reagim të fuqishëm në rrjetin social Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi me babain e tij, duke e shoqëruar me një mesazh ku shpreh bindjen e plotë se çlirimtarët do të kthehen në vendlindje.
“Ka ditë që kalojnë ngadalë kur pret dikë që e do. Por, tani çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj. Me krenari ju presim. Kosova ju pret”, ka shkruar ai në Instastory.
Shpallja e vendimit pritet të bëhet më 20 korrik.
