Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit sapo ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit, bashkë me ministren Donika Gërvalla dhe atë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do të bëhet analizimi i raportit dhe se nesër do të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në ora 09:00.
“Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt. Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mos reagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.
Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”, njofton Qeveria në një postim në Facebook.
Kujtojmë, vrasja e Arlinda Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta qytetare dhe institucionale.
Burimi: botasot.info
