GazetaMax
Lajme

3 kryeministra shqiptarë në Ballkan, Kalemaj: Mund të kemi dhe një të katërt

Tiranë, 29 Prill – Në Intervistë me Merita Haklajn, CNN ishte i ftuar mbrëmjen e së premte pedagogu Ilir Kalemaj, i cili komentoi zgjedhjen e kryeministrit të ri të Malit të Zi, shqiptarit Dritan Abazoviq. Për Ilir Kalemajn, Abazoviq është një politikan i brezit të ri, akademik dhe pro europian. Ai shtoi se situata me përfaqësimin e shqiptarëve po përmirësohet shumë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të jetë e largët dita, kur edhe aty mund të kemi dhe një tjetër kryeministër shqiptar.

“Dritan Abazoviq prej vitit 2014 është munduar t’iu mbijetojë ujërave të turbullta të Malit të Zi, ku duhet thënë që ka një pakicë të konsiderueshme serbe prej 45% dhe të arrijë të unifikojë një spektër, ku përfshihen dhe parti proserbe dhe dy parti shqiptare dhe të arrijë të bëhet kryeministër dhe me bekimin e opozitës që është partia e Gjukanoviç. Abazoviq dhe Gjukanoviç kanë bashkëpunuar në të kaluarën, kanë qenë pjesë e të njëjtit grup parlamentar. Të dy janë politikanët më pro NATO, pro BE në Malin e Zi dhe do të jetë fatkeqësi nëse ata nuk do të bashkëpunonin. Karriera e Abazoviq i ngjan pak asaj të Barack Obamës. Është një politikan i brezit të ri, ka një formim akademik. Kjo duhet të jetë leksion dhe për Shqipërinë. Një pjesë e mirë e politikanëve dhe drejtuesve në rajon janë të brezit të ri”, tha Kalemaj.

Related posts

Todorov në “Win-Win”: Ahmeti është ndër politikanët më me përvojë, nuk mund të luajë rolin e tij as LSDM e VMRO

Gazetamax.mk

Avokati i Daravellskit kërkon përsëritjen e procedurës

Gazetamax.mk

Presidentja Osmani takohet me Kryeministrin e Katarit, ja çka biseduan

Gazetamax.mk