GazetaMax
Kuriozitete

Rangnick i përgjigjet thashethemeve për punën e trajnerit te Austria

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se ai do të marrë një rol konsulenti në klub sezonin e ardhshëm, por nuk mohoi pretendimet se ai mund të merrte gjithashtu drejtimin e ekipit kombëtar të Austrisë.
Raportet të enjten sugjeruan se trajneri gjerman po shqyrton një ofertë për të marrë postin e trajnerit të Austrisë.
I pyetur për thashethemet pasi Unitedi barazoi 1-1 me Chelsean në Ligën Premier, Rangnick tha se do të qëndrojë në Old Trafford pasi të largohet nga roli i tij si menaxher i përkohshëm.
“Le të flasim sonte për Manchester United, kjo është çështja”, ka thënë fillimisht Rangnick për Sky Sports pas përplasjes kundër Chelseat.

Ralf Rangnick will be confirmed as Austria national team manager within the next 24-48 hours, but will continue his consultancy role with Manchester United until 2024. pic.twitter.com/VSSDwMev31— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 28, 2022

“Jam më se i lumtur të ndihmoj Manchester Unitedin. Mund të konfirmoj se do të vazhdoj patjetër në rolin e konsulentit”.
“Deri më tani unë dhe Erik ten Hag nuk kemi folur. Por jam më se i lumtur dhe i gatshëm të ndihmoj dhe t’i ndryshoj gjërat për mirë”.
“Do të linte hapësirë ​​për një punë tjetër, por kjo është ajo që ne ramë dakord në nëntor të vitit të kaluar”, përfundoi gjermani.

Related posts

VIDEO/ Skena horror në Indi! Shembet tribuna e tejmbushur, 225 të plagosur

Gazeta Max

Renato Sanches i vendos ultimatum Lille dhe PSG – nëse nuk ka lëvizje për 48 orë, kalon te Milan

Gazeta Max

Derbi Inter – Milan, priten befasi në formacionet startuese

Gazeta Max