Demir Xhemalija zgjedh Kosovën!?

Futbollisti Demir Xhemalija ka zgjedhur fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Demir Xhemalija luan në pozitën e mesfushorit dhe është pjesë e Luzernit.

Raportohet se ai ka vendosur t’i bashkohet Kosovës pas paraqitjeve me grupmoshat e Zvicrës.

Lajmi bëhet i ditur edhe nga burime brenda FFK-së.

Pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet.

Kosova gradualisht po i mbledh talentet që ka në diasporë. Raportohet se Xhemalija i ka dhënë përgjigje pozitive selektorit të Kosovës U-21, Hekuran Kryeziut, për t’iu bashkuar Dardanëve.

Burimi: botasot.info