GazetaMax
Lifestyle

Numri i rasteve të fruthit është rritur me 79 për qind

Shkup, 30 prill – Gjatë pandemisë së koronës, sëmundjet e tjera kaluan në harresë dhe fushatat e vaksinimit u anuluan. Si pasojë infektimet me fruth u rritën me shpejtësi. Pse kjo sëmundje fëmijërie është e rrezikshme.

Infektimet me fruth janë përsëri në rritje. Në fillim të vitit numri i infeksioneve të raportuara në mbarë botën tregon një rritje prej 79 për qind, njofton organizata e OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH. Një arsye është se fushatat e vaksinimit u ndërprenë nga pandemia e koronës. Mungesa e vaksinimeve kërcënon tani jetën e miliona fëmijëve, paralajmëruan agjencitë e OKB-së.

Veçanërisht të prekur fort nga fruthi gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit kanë qenë Somalia, Jemeni, Afganistani, Nigeria dhe Etiopia. Ekspertët kanë frikë se si rezultat i luftës së agresionit rus do të ketë një rritje rastesh edhe në Ukrainë, ku në vitet 2017-2019 janë regjistruar nivelet më të larta të infeksioneve të fruthitnë Evropë.

Dëmtime të rënda të trurit

Komplikime tipike nga fruthi janë infektimet e veshit të mesëm dhe pneumonia. Një nga sëmundjet më të këqija që mund të shkaktojë virusi i fruthit është meningjiti, i cili mund të çojë në dëmtime të rënda të trurit dhe paaftësi mendore, dhe në rastin më të keq mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Sipas UNICEF-it dhe OBSH-së pas shpërthimit të pandemisë korona në vitin 2020 më shumë se 23 milionë fëmijë nuk i kanë bërë vaksinat rutinë të fruthit. Në 43 vende, fushatat e vaksinimit që u shtynë për shkak të pandemisë nuk janë plotësuar ende plotësisht. Prej fruthit janë të prekur 203 milionë vetë, shumica fëmijë.

Shpërthimi i fruthit tregon dobësitë e fushatave të imunizimit dhe pas raportimit të disa rasteve nga Afrika Perëndimore ekspertët presin tani edhe një rritje të infektimeve me ethet tropikale.

Related posts

Si t’i kombinoni ngjyrat neutrale

Gazetamax.mk

Adelina vjen me ‘Beso’ kaq seksi duket në klip

Gazetamax.mk

Më shumë se tetë orë gjumë mund të sjellë pasoja

Gazetamax.mk