Borussia e Dortmundit dhe Bayerni përballen çdo vit në Bundesligë.
Por kur arriti Dortmundi për herë të fundit ta mposhte Bajernin? Klasikja gjermane vazhdon. Më 31 tetor, Bayerni pret Borusian e Dortmundit në një përballje tradicionale (ora 18:30).
Pasi Bayerni fitoi të dyja ndeshjet e kampionatit sezonin e kaluar, dy klubet më të mëdha të futbollit gjerman do të luftojnë tashmë për kreun e renditjes.
Përballjet e mëparshme mes tyre kanë treguar një model të qartë: Bayerni është skuadra më e qetë dhe më e pjekur, që arrin të fitoj falë mentalitetit superior dhe shpeshherë edhe lojës më të mirë. Në 141 ndeshje zyrtare mes tyre, Bayerni ka regjistruar 70 fitore, ndërsa Borusia e Dortmundit ka triumfuar vetëm 34 herë. Si rrjedhojë, 37 përballje kanë përfunduar në barazim.
Fitorja e Dortmundit në një përballje të drejtpërdrejtë me Bajernin nuk është edhe aq e largët.
Në fazën përmbyllëse të sezonit 2023/24, “Verdhezinjtë” fituan në Mynih për herë të parë pas gati dhjetë vitesh. Falë golave të Karim Adejemit dhe Julian Rajersonit, Dortmundi triumfoi me rezultatin 2-0 më 30 mars 2024. Lojtari më i mirë i ndeshjes atë ditë ishte Mats Humels. Falë një paraqitjeje të përsosur në mbrojtje, fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 mori notën maksimale.
Në dy përballjet pasuese, Borusia e Dortmundit nuk arriti të fitonte, por u bëri ballë denjësisht bavarezëve. Në ndeshjen e parë të sezonit 2024/25, Jamal Musiala i shpëtoi Bajernit një pikë në minutat e fundit në Dortmund.
Në takimin e kthimit, këtë herë ishte Dortmundi që reagoi për të siguruar një barazim. Valdemar Anton vulosi rezultatin përfundimtar 2-2, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 75. Sezonin e kaluar, Bajerni fitoi të dyja ndeshjet.
Skuadra bavareze triumfoi me rezultatin 2-1 në shtëpi, në “Alianz Arena”, në javën e shtatë të kampionatit, ndërsa në fazën e dytë siguroi edhe një fitore 3-2 në transfertë ndaj Dortmundit, falë një goli të vonë të Kimishit. Këtë sezon, ku fitorja e parë e sezonit i takoi sërish Bajernit.
Burimi: botasot.info
