Arteta për Dowmanin: Nuk jemi në Disneyland

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka reaguar pas kartonit të kuq të talentit të ri Max Dowman, i cili u përjashtua në humbjen befasuese të skuadrës londineze ndaj Fleetwood Town në Kupën e Ligës.

Arsenali u eliminua nga skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa Fleetwood triumfoi 5-3 pas ekzekutimit të penalltive.

Situata u bë edhe më e vështirë për “Topçinjtë”, pasi Dowman u ndëshkua me karton të kuq pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pas një veprimi ndaj Harrison Neal.

Përjashtimi i 16-vjeçarit u konsiderua i diskutueshëm, ndërsa reagimi i Artetas në momentin kur lojtari po largohej nga fusha nxiti kritika të shumta.

Megjithatë, trajneri spanjoll e mbrojti qëndrimin e tij, duke theksuar se talenti i ri duhet të kuptojë përgjegjësitë që ka ndaj skuadrës.

“Ne nuk jemi në Disneyland, jemi në Premierligë”, deklaroi Arteta, duke shtuar se “futbollisti duhet ta fitojë të drejtën për të luajtur, njësoj si të gjithë të tjerët. Ne kujdesemi shumë për të, por në të njëjtën kohë do të jemi kërkues, sepse ai duhet ta fitojë të drejtën për të luajtur”, tha Arteta.

Ndërkohë, pas refuzimit të ankesës së Arsenalit ndaj kartonit të kuq, 16-vjeçari është dënuar me tri ndeshje pezullim për sjellje të dhunshme.

Arteta shprehu gjithashtu pakënaqësi me vendimin disiplinor, duke vlerësuar se ndërhyrjet ndaj Dowmanit gjatë ndeshjes ishin të pakujdesshme dhe se reagimi i tij ishte minimal në raport me veprimet ndaj tij.

Burimi: botasot.info