GazetaMax
Lajme

Protestë e sindikatave për 1 Maj, kërkohet rritje e rrogave

Shkup, 1 maj – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës me protestë të sindikatave duke kërkuar harmonizim të rrogave të tjera me rritjen e rrogës minimale.

Sindikata kërkon rritje lineare prej 2.806 denarëve të të gjitha rrogave në shtet, duke filluar nga punëtori i përgjithshëm deri te presidenti i shtetit.

Protesta do të fillojë në orën 12:30 para ndërtesës së LSM-së, pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërtesës së Organizatës së punëdhënësve dhe Odës ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë, ku do të bëhen kërkesat.

Nga LSM u bënë thirrje organizatave të tjera sindikaliste dhe konfederatave në vend t’i bashkangjiten protestës së 1 Majit dhe bashkarisht të luftojnë për të drejtat e punëtorëve.

“Nevojiten reagime më të guximshme, më intensive dhe më të shpejta për tejkalimin e problemeve, për rritje të rrogave për 2.806 denarë në shumë neto të të gjithë punëtorëve në sektorin privat dhe publik, si dhe për krijimin e vizioneve dhe perspektivave të reja. I bëjmë thirrje Qeverisë për produktivitet dhe vendosmëri më të madhe në veprimin për rritjen e rrogave të punëtorëve”, thuhet në shpalljen e LSM-së.

Vendimi për t’u organizuar protestë e sindikatave më 1 Maj është sjellë nga ana e Kryesia dhe Këshilli si trupa më të lartë të LSM-së. 

Related posts

Mariçiq: Me mbështetjen IPA Krusheva do të shndërrohet në destinacion turistik evropian

Gazetamax.mk

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

Gazetamax.mk

Kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca bëjnë homazhe tek busti i Madeleine Albright, e vlerësojnë lartë figurën e saj

Gazetamax.mk