GazetaMax
Lajme

Belovski: Të drejtat e punëtorëve janë parakusht për gazetari profesionale

Shkup, 1 Maj – Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, Pavle Belovski nëpërmjet një video paraqitje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, ka përkujtuar për statusin e dobët të gazetarëve dhe punonjësve mediatik në vend. Ai tha se, të drejtat e punëtorëve janë parakusht për gazetari profesionale dhe se puna e sigurt do të thotë gazetari dinjitoze.

“Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Punës, dëshirojmë të dërgojmë porosi se, vetëm të bashkuar dhe të solidarizuar në luftën, ne gazetarët dhe punonjësit mediatik mund të luftojmë për të drejtat e tona të punëtorit dhe kthimit të dinjitetit të penës gazetareske. Qëndroni zgjuar, të zëshëm dhe të palëkundur. Kolegë, të drejtat nuk janë përkujtim feste, por betejë e cila filloi në vitin 1886 dhe vazhdon”.

Belovski ka shtuar se, nëse në vend do të ekzistonin 10 gazetarë, shtatë do të merrnin pagë nën mesataren, katër nuk do të kishin as punësim të përhershëm, por do të punonim me marrëveshje në vepra, ndërsa kur shanset për të marrë kërcënime derisa e kryeni punën janë 1:3, do të thotë se keni vend pune të rrezikshëm.

“Këto nuk janë numra, por fati i punonjësve tanë mediatik. Për Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik, këto janë pikat kryesore të imperativit – të drejtat e punëtorëve parakusht për gazetari profesionale”.

Sipas tij, Ai që është në një pozitë të pasigurt, i shantazhuar me pagë mizore për mbijetesë, ai nuk është i lirë. Belovski u bëri thirrje gazetarëve që të jenë të unifikuar në kërkimin e të drejtave të tyre.

Related posts

Grubi realizoi takim me përfaqësuesin rumun për Ballkanin Perendimor, Adrian Davidoiu

Gazetamax.mk

Xhaferi në konferencë në Parlamentin evropian në Bruksel

Gazetamax.mk

Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

Gazetamax.mk