Istogu ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke e mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës së Parë të Kosovës.
Futbollistët e Istogut treguan forcën para tifozëve të tyre, duke zhvilluar një paraqitje të mirë dhe duke e merituar fitoren.
Enis Miranaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa Erlind Mulaj vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 90-të.
Kjo humbje për Dinamon e Ferizajt është një goditje në garën për kreun e tabelës, pasi tashmë mbetet nëntë pikë larg liderit, Liria.
Pas javës së 13-të, Dinamo renditet në vendin e shtatë me 20 pikë, ndërsa Istogu zë vendin e dhjetë me 19 pikë.
Burimi: botasot.info
