Mbytja me sëpatë
e një gruaje, një nëne dhe një motre
e ka goditur rëndë ndërgjegjen kolektive
të shoqërisë sonë.
Kjo vrasje mizore i ka tronditur rëndë
qytetarët e vendit tonë,
të cilët me të drejtë kërkojnë
përgjegjësi penale dhe morale
nga ata të cilët, me veprimet apo mosveprimet
e tyre,
kanë kontribuar
që Arlinda Zekaj ta përfundojë jetën tragjikisht.
Ata të cilët dikur ishin në pushtet
dhe u pasuruan me hajni dhe korrupsion,
duhet ta kuptojnë përfundimisht
se nuk mund të vijnë përsëri në pushtet,
duke u përpjekur për të ndërtuar karrierë politike
në ngjarjet tragjike në të cilat
humbin jetën gratë, nënat dhe motrat tona
nga disa kriminelë shpirtzinj dhe të edukuar keq.
Burimi: Botasot
