Publikohen formacionet e Bayern – Dortmund!
Ndeshja e sotme mes Bayern Munih dhe Borusia Dortmund, klasikja e futbollit gjerman, do të jetë padyshim më e veçantë se herët e tjera, pasi mungon trajneri i bavarezëve, Vincent Kompani.
Edhe pse ka lënë spitalin, belgu mbetet larg ekipit pasi është në fazë rikuperimi dhe kështu do e shohë ndeshjen si spektator, duke lënë ndihmësit e tij të drejtojnë nga pankina.
Përballja është padyshim interesante pasi të dy skuadrat janë në kuotën e 17 pikëve dhe normalisht kjo ndeshje do të vendosë se cila mes tyre do të vazhdojë të kryesojë kampionatin pas javës së 8.
Burimi: botasot.info
