St. Galleni ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Servettes, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit zviceran.
Futbollisti shqiptar Betim Fazliji u aktivizua në minutën e 59-të për St. Gallenin, ndërsa dhjetë minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.
Për vendasit shënuan Boukhalfa (5′) dhe Görtler (65′), ky i fundit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa golin e vetëm për Servetten e realizoi Karlsson (82′).
Pas javës së 12-të të Superligës së Zvicrës, St. Galleni renditet në vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa Servette zë vendin e gjashtë me 16 pikë.
Burimi: botasot.info
