Real Madridi dhe Manchester City do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë të vlefshme për gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” janë nikoqir të “Qytetarëve” në aktin e dytë të gjysmëfinales, takim i cili pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 21:00, pas fitores 4-3 të Cityt në ndeshjen e parë në Etihad.
Vendi: Santiago Bernabeu
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Real Madrid
Kthimi i Casemiros nga pezullimi është i madh për Real Madridin pasi mungesa e tij ishte e madhe në mesfushë në ndeshjen e parë. Rikthimi i tij pritet ta shohë Federico Valverden teksa kalon në treshen e sulmit, por me detyra mbrojtëse.
David Alaba doli i dëmtuar në ndeshjen e parë dhe thuhet se do të humbasë ndeshjen e kthimit, me Nachom të gatshëm për të zëvendësuar atë.
Man City
Joao Cancelo është rikthyer nga pezullimi, ndërsa John Stones është lojtari i vetëm që mungoi në stërvitje të martën me Kyle Walker që do të kthehet në krahun e djathtë.
Duke udhëhequr 4-3 nga ndeshja e parë, Pep Guardiola mund të mendojë fare mirë të fillojë me Ilkay Gundogan në mesfushë këtu dhe një nga Bernardo Silva ose Kevin De Bruyne në sulm. Megjithatë, Gabriel Jesus ka shënuar gjashtë gola në tre takimet e fundit, kështu që nuk pritet ta humb vendin e titullarit.
Raheem Sterling dhe Jack Grealish pa dyshim do të duhet të kënaqen me një vend në stol këtu, pasi Riyad Mahrez dhe Phil Foden me shumë mundësi do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Fakte
Kanë qenë mbi tri gola të shënuar në tetë nga 10 ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Man City ka fituar katër ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Real Madrid ka parë mbi tri gola në katër ndeshjet e fundit kundër Man Cityt në të gjitha garat.
Man City ka shënuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Man City është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Real Madridi u mposht në pjesën më të madhe të ndeshjes së parë, por në një farë mënyre është ende në garë pas humbjes 4-3. Ata e përfunduan titullin e ligës në fundjavë me një fitore 4-0 në shtëpi, kështu që do të jenë plot besim dhe në një humor të mirë në ndeshjen e dytë gjatë mbrëmjes së sotme.
Real Madridi ka humbur vetëm tre herë në shtëpi gjatë gjithë sezonit dhe dy prej tyre kanë ardhur në katër ndeshjet fundit, duke përfshirë humbjen në shtëpi ndaj Chelseat në raundin e fundit të Ligës së Kampionëve. Manchester City gjithashtu fitoi në Bernabeu sezonin e kaluar dhe është i pamposhtur jashtë shtëpisë në të gjitha garat që nga dhjetori. City është skuadra më e mirë dhe duhet të kalojë, por pa dyshim që do të ketë dramë gjatë rrugës.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Miliato, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr;
Man City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; de Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Jesus, Foden;
Parashikimi: Real Madrid 2-3 Man City