GazetaMax
Lajme

Fshehu 73 000 euro në frigorifer plazhi, provoi të hyjë në vend me “BMW” me targa të Austrisë

Tabanoc, 4 Maj – Autoritetet doganore serbe në pikën kufitare Preshevë kanë gjetur grumbuj eurosh në frigoriferin e makinës së një pasagjeri që po përpiqej të hynte në Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat serbe.

Sipas doganierëve, pasagjeri ka raportuar vetëm 10.000 euro, që është maksimumi ligjor për hyrjen e parave të gatshme në një pikë kufitare. Pjesën tjetër të parave i ka fshehur në frigorifer në bagazhin e makinës së tij BMW me targa austriake.

” Pasagjeri, destinacioni përfundimtar i të cilit ishte Greqia, ka tentuar të kontrabandojë 73.100 euro”, tha Drejtoria Doganore vendore.

Një sasi e vogël eurosh e padeklaruar është gjetur në një çantë laptopi, e cila ishte edhe në bagazhin e veturës. Personit i janë kthyer vetëm 10.000 euro, ndërsa për shumën e mbetur do të vendosë gjykata kompetente në procedurën e kundërvajtjes.

Related posts

Intervista/ Zajkova: Jam objektiv i kritikave dhe nënçmimeve

Gazetamax.mk

Me dëgjimin e ekspertëve të cilët e përgatitën super ekspertizën, në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Llaskarcën”

Gazetamax.mk

Bejxhan Iljas dhe Salih Murat: Mbetemi pjesë e Frontit Europian

Gazetamax.mk