GazetaMax
Lajme

Angellovska-Bezhoska: Kriza e Covid dëshmoi se sektori bankar është rezistent ndaj tronditjeve

Shkup, 7 maj – Kërcënimet e reja të shkaktuara nga kriza e koronës kanë dëshmuar se sistemi bankar në rajon dhe te ne është rezistent ndaj tronditjeve dhe ka kapacitet t’u përgjigjet sfidave të cilat mund të lindin nga konflikti ruso-ukrainas. Për mbrojtjen e ekonomive dhe sistemeve financiare, është me rëndësi që politika monetare të kthehet në gjendje normale.

Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, e cila merr pjesë në Takimin e dhjetë vjetor të guvernatorëve dhe bankierëve nga rajoni, i cili mbahet në Rovinj, Kroaci.

Duke folur për sektorin bankar te ne, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se bankat e kanl ruajtur ciklin e kreditimit  në kushte komplekse të pandemisë, derisa kreditimi në mënyrë shtesë është përforcuar nga fillimi i këtij viti.

Ajo shtoi se sfidat me të cilat u përball sektori bankar te ne erdhën kryesisht nga spekulimet për qëndrueshmërinë e kursit devizor, të cilat ishin mjaft të theksuara nga fillimi i krizës ruso-ukrainase. Megjithatë, falë niveleve tradicionalish të larta të likuiditetit të bankave vendase, si dhe reagimi vendimtar i bankës Popullore, gjendja shpejt po stabilizohet.

Ajo theksoi se edhe pse pritjet për rritje ekonomike edhe në Evropë dhe në rajon janë ulur, megjithatë projeksionet për sivjet ende janë pozitive.

Në ngjarjen në të cilën mori pjesë Angellovska-Bezhoska dhe Klaus Regling, njeriu i parë i Mekanizmit  Evropian të Stabilizimit, si dhe guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, gjegjësisht të Kroacisë, Boris Vujiçiq, të Sllovenisë, Boshtjan Vasle, të Bosnjë e Hercegovinës, Senad Softiq dhe të malit të Zi, Radoje Zhigiq.

Related posts

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

Gazetamax.mk

“Një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër narkoregjimit”, Vasili: Mbi 800 milionë euro të pista u hodhën për zgjedhje

Gazetamax.mk

Dita e hënë, 2 janari, ditë jopune për të gjithë qytetarët

Gazetamax.mk