GazetaMax
Lajme

Mungesa e gjykatësve, Ademi: Deri në fundvit do të mungojnë 218 gjykatës

Shkup, 7 Maj – Një numër i madh i gjykatave në RMV, po ballafaqohen me mungesë të gjykatësve dhe ky problem sa vazhdon e thellohet. Sitematizimi aktual parasheh 636 gjykatës, për momentin janë të plotësuara 479, pra ka mungesë prej 157 gjykatësve, njofton zëvendës Kryetari i Këshillit gjyqësor, Selim Ademi.

Sipas tij mungesa e gjykatëve në vazhdimsi do të rritet pasi duke filluar nga qershori e deri në vitin 2024 do të pensionohen edhe 133 gjykatës.

Madje, nuk përjashtohet mundësia për mungesë të ndonjë gjykatësi për shkak të përgjegjësisë disciplinore, suspendim, apo shkakrim.

Nga Këshilli gjyqësor theksojnë se kanë kërkuar numër më të madh të kandidatëve por që Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve nuk ka kapacitet të trajnojë numrin e kandidatëve të nevojshëm.

“Ne do të kemi mungesë të kuadrit, ndërsa në bazë të të dhënave nga Akademia e Gjykatësve dhe prokurorëve ne mund të presim 30 kandidatë në fillim të vitit 2023. Kur Këshilli gjyqësor ka kërkuar më tepër kandidat, por na është thënë se nuk kanë mundësi të bëjnë trajnimin për shkak të kapaciteteve të cilat i ka. Ato duke keqëpqrdorur mundësinë që e kemi me marrëveshje, thonë se numri i gjykatësve është me marrëveshje që kemi kërkuar dhe ata kanë realizuar. Tash kur do të kërkojmë 150 kandidatë të cilët i solli Këshilli gjyqësor në vendim për gjeneratën e ardhëshme, menjëherë kemi reagim se thuhet që është numër tepër i madh, por Këshilli gjyqësor përfundimisht duhet të vendosë në bazë të nevojave të veta dhe jo kushteve të Akademisë” – deklaroi Zv.Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi.

Ndërkohë nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik theksojnë se veprojnë në pajtueshmëri me kërkesat që bën Këshilli i Prokurorëve dhe Këshilli Gjyqësor, ku duhet marrë parasyshë  faktin se Akademia zgjat 2 vjet.

“Është fakt se numri i dëgjuesve që janë në gjeneratën e shtatë dhe të tetë që së shpëjti duhet të fillojë trajnimin fillestar, nuk do ti plotësoj të gjitha nevojat nëpër gjykatat dhe prokuroritë themelore në RMV. Ai nuk është problem i Akademisë, me siguri ky problem duhet të  kërkohet dhe shqyrtohet nga institucione të tjera e veçanërisht në kuadër të kompetencave të cilat i kanë, Këshilli Gjyqësor apo Këshilli prokuorial i RMV-së” – tha Zv.Drejtori nga Akademia e Gjykatësve dhe prokurorëve publik, Ilir Iseni.

Këshilli Gjyqësor ka propozuar ndryshime Ligjore me të cilat një numër i madh i bashkëpuntorëve me trajnim më të shkurtër të mund të bëhen gjykatës dhe ti plotësojnë nevojat. Ata thonë se do të mundohen ta menaxhojnë situatën me mungesën e theksuar të gjykatësve me delegimin e gjykatësve dhe lëndëve në gjykata të tjera.

Ka qytete që mungojnë gjykatës dhe të tjera që funksionojnë me një Gjykatës. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ende nuk është bërë rrjeti se sa Gjykata saktë duhet të funksionojnë në RMV, në bazë të statisktikave dhe rekomandimeve nga BE që në bazë të numrit të banorëve të egzistojë apo jo një gjykatë.

Aktualisht në Akademi po zhvillohet trajnimi fillestar për gjeneratën e shtatë të cilën e ndjekin gjithsej 59 dëgjues, prej të cilëve 14 janë shqiptarë.

Javën e ardhëshme do të fillohet edhe trajnimi fillestar edhe për gjeneratën e 8-të, ku janë 97 dëgjues, prej të cilëve 24 janë shqiptarë.

Related posts

Veprimtari i njohur shqiptar Naser Nika shpallet qytetar nderi nga komuna e Malishevës

Gazetamax.mk

Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkan

Gazetamax.mk

Mexhiti: Kryesia e re e BDI-së, rikthen vlerat origjinale të partisë!

Gazetamax.mk