Angela Martini i jep fund lidhjes me Dragoin: Djali ynë do të mbetet dhurata më e madhe e jetës sonë

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka bërë të ditur se marrëdhënia e saj me Dragoin ka marrë fund.

Lajmin e ka bërë publik vetë Martini përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh emocional, duke konfirmuar ndarjen dhe duke kërkuar respektimin e privatësisë së tyre.

“Pas një kapitulli thellësisht kuptimplotë së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia dhe mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në radhë të parë”, shkruan Angela Martini.

Ajo gjithashtu i ka uruar Dragos gjithë të mirat për të ardhmen, duke e mbyllur mesazhin me falënderime për mirësinë dhe respektimin e privatësisë së tyre.

Deklarata e modeles ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ndërsa deri më tani ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet që çuan në përfundimin e marrëdhënies.