Kryeministri Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi zgjerimin, takime me krerët e BE-së dhe NATO-s

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e cila njofton se kryeministri Rama do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

Kryeministria bën të ditur gjithashtu se në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces, ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të radhës.

Si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Burimi:botasot.info