GazetaMax
Lajme

Çairi shënoi ditën e Evropës, Ganiu mirëpriti ambasadorin Evropian Gir

Shkup, 9 Maj – Në organizim të Komunës së Çairit, sot Dita e Evropës-9 Maji u shënua në Çarshinë e Vjetër. Ndërsa shënimit të kësaj Dite mjaft të rëndësishme iu bashkëngjit edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Ngjarja u përcoll me ekspozita artistike të përgatitura nga piktorë lokalë, sikurse dhe me interpretim të muzikës klasike nga artistë të ndryshëm në “Rrugën e Evropës” në Çarshinë e Vjetër. Nga ana tjetër, nxënës të të gjitha shkollave fillore të Çairit para ambasadorit prezantuan ekspozitën me informacionet e 27 shteteve të Bashkimit Evropian me çka edhe përçuan porosinë se edhe Çairi është Evropë.

“Me këtë rast përgëzuam artistët dhe fëmijët për atmosferën e mrekullueshme që krijuan sot në këtë Ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë ne, përmes të cilës ditë përçohen dhe kultivohen vlerat më të bukura të mundshme-VLERAT EVROPIANE”, ka deklaruar kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Related posts

Osmani takon homologen japoneze, Suzuki Takako

Gazetamax.mk

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Gazetamax.mk

Bardhyl Dauti: Vetëm pak për “DARDANUSIN”, e gjetur nën rrënoja

Gazetamax.mk