Pse trimat t’robruar jetojnë,
ku janë shokët që s’ju ndihmojnë!
Mos me pushkë me dialog,
për t’i nxjerrë nga vuajtjet sot!
N’Kumanovë u bë termeti,
u mashtruan n’mes veti!
Luftëtarët e lirisë,
tradhëtohen prej shqipfolësve t’pabesisë…
Përse vuajnë t’gjallë e për gazep,
përse shtinësi dorën s’ju jep!
Për kend luftuan për t’pru liri,
për vëllezër t’kenë barazi n’Maqedoni!
Ku janë prijësit shqiptarë,
që s’ju krijohet mundësi;
nga burgjet e betonta për t’dalë!…
Burimi: Botasot
