Tre gjigantët europianë në garë për Balden

Liverpooli dhe Milani kanë hyrë në garën për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Alejandro Balde, duke iu bashkuar Manchester Unitedit në listën e klubeve të interesuara për futbollistin spanjoll.

Sipas gazetarit Juanjesuscsap, të tri klubet janë duke e monitoruar situatën e 22-vjeçarit, i cili mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajnerët Andoni Iraola dhe Ruben Amorim e vlerësojnë lart mbrojtësin e majtë dhe besojnë se ai do të përshtatej në sistemet e tyre taktike.

Balde është i hapur për një largim nga Barcelona, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha evropiane mund ta bëjë të ardhmen e tij në “Camp Nou” gjithnjë e më të pasigurt.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta lejojë largimin e tij pa një ofertë të konsiderueshme. Klubi katalunas kërkon të paktën 45 milionë euro për të dhënë dritën e gjelbër për transferimin e mbrojtësit.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli, Milani apo Manchester Unitedi do të bëjnë një ofertë konkrete në janar për ta bindur Barcelonën që ta lërë të lirë futbollistin.

Burimi: botasot.info