GazetaMax
Lajme

Ditë e mysafirëve të lartë në stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 22”

Shkup, 12 maj – Në poligonin e Armatës “Krivollak” sot do të realizohet Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen multinacionale “Përgjigje e shpejtë 22” (“Swift Response 22”), me ç’rast do të prezantohen operacionet ajrore dhe të desantit shoqëruar me gjuajtje me parashutë dhe aktivitete tokësore dhe me helikopter të pjesëtarëve të armatave të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Shqipërisë.

Në ditën për mysafirë të lartë, siç paralajmëruan nga Shtatmadhoria e Armatës, mes të tjerëve do të marrin pjesë edhe shefi i shtetit dhe komandant suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, deputetë nga Kuvendi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Greqisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, zëvendësi i komandantit të Armatës amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneral-majori Peter Endrusjak, gjeneralë të ARMV-së, përfaqësues të lartë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministrive të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje dhe në NATO dhe atashe të mbrojtjes të akredituar në vend.

Në kuadër të Ditës për mysafirë të lartë janë paraparë fjalime të ministres Sllavjanka Petrovska, zëvendësi komandantit të Armatës së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë, gjeneral-majorit Endrusiak dhe komandantit të ekipit luftarak të Brigadës së 16-të ajrore britanike, brigadierit Nikollas Kouli.

“Përgjigje e shpejtë 22” deri më tani është stërvitja më e madhe multinacionale në vend e llojit të këtillë dhe e vetmja që nga pavarësimi i vendit në të cilën janë realizuar desante ajrore të këtij vëllimi.

Stërvitja do të ketë rëndësi të posaçme për Armatën tonë lidhur me ndarjen e njohurive, aftësive dhe shkathtësive, rritje e interoperabilitetit dhe aftësimit për veprim të përbashkët me forcat e armatosura aleate në këtë lloj të operacioneve, si dhe demonstrim i kapaciteteve në Poligonin e armatës “Krivollak” për kryerje të llojit të këtillë të stërvitjeve, shtohet në kumtesë.

Related posts

Alternativa letër Komisionit Europian, kërkon ndihmë për rastet e montuara

Gazetamax.mk

Ky është moti për sot

Gazetamax.mk

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në pritje të një sinjali pozitiv nga Bullgaria

Gazetamax.mk