GazetaMax
Lajme

Petrovska-Endrjusak: Stërvitja “Swift Response” e ka treguar potencialin e madh në Krivollak

Shkup, 12 maj– Ministria e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurqinovski sot në Ministrinë e Mbrojtjes kanë realizuar takim me zëvendëskomandantin e Forcave tokësore të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, gjeneral-majorin Peter Endrusjak.

Petrovska në takim ka shprehur mirënjohje për praninë e gjeneralit në stërvitjen më të madhe deri më tani “Swift Response 22” të mbajtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kënaqësi nga rrëfimi i sotëm dhe realizimi i Poligonit të Armatës “Krivollak”.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdohet me investime serioze në këtë poligon, i cili do të ofrojë mundësi për kryerje dhe realizim të llojeve të ndryshme të aktiviteteve stërvitore dhe në të cilin mundet njëkohësisht të përforcohet interoperativiteti mes armatave.

“Vazhdojmë me investime në Krivollak, në modernizimin e pajisjes, por më me rëndësi investojmë në kapacitetet njerëzore në motivacionin e tyre të lartë. Këto gjëra janë lartë në axhendën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtatmadhorisë”, potencoi ministrja Petrovska, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Petrovska e theksoi rolin e SHBA-së si partner i jonë strategjik, aleat dhe mik, përmes nismave të ndryshme në mbrojtje, por edhe në mbështetjen e përgjithshme politike në pikëpamje të anëtarësimit në NATO dhe BE.

Nga fundi i këtij muaji, informoi, dy vendet tona do ta fillojnë Dialogun strategjik, i cili përfshin spektër të gjerë të temave dhe i cili akoma më shumë do ta ngritë nivelin e bashkëpunimit.

Gjenerali Endrusjak ka shprehur falënderim për ftesën dhe për atë që sot ishte pjesë e këtij aktiviteti, si dhe urim për mënyrën në të cilën është planifikuar dhe realizuar stërvitja. Ai shtoi se e gjithë ajo që planifikohet për mbrojtjen në pikëpamje të modernizimit dhe investimeve në kapacitetet është me rëndësi të veçantë për ushtarët.

Lidhur me PA “Krivollak” potencoi se ka potencial të madh.

Gjenerali Gjurqinovski në takim tha se në një vit e gjysmë është bërë shumë në planin dhe realizimin e stërvitjes. Gjurqinovski theksoi se Ministria dhe Shtatmadhoria janë duke punuar në mënyrë aktive në prioritetet e përcaktuara në përputhje me planet për të pasur pajisje moderne dhe trupa të gatshme dhe të aftë për kryerjen e misioneve të udhëhequra nga NATO.

Related posts

Komuna e Bogovinës ndanë 300 mijë denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazetamax.mk

Lëvizja antibixhoz edhe më tej kërkon largimin e lojërave të fatit nga kopshtet, universitetet dhe objektet fetare

Gazetamax.mk

Mariçiq – Loson: Fokus në reformat

Gazetamax.mk