GazetaMax
Lajme

Kovaçevski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do ta përshpejtojë procedurën për miratimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shkup, 16 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në të cilën e theksoi unitetin dhe përgjigjen vendosëse të Aleancës  në luftën e paprovokuar në Ukrainë dhe unanimitetin në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Ukrainës dhe të drejtën e tij të patjetërsueshme për vetëmbrojtje në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht.

Siç njoftuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë bisedës kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut maksimalisht e jep kontributin e saj në përgjigjen dhe politikat e NATO-s në lidhje me këtë çështje dhe mbetet edhe më tutje  e përkushtuar ta ndihmojë Ukrainën në pjesën e aktiviteteve të koordinuara  me Aleancën, si dhe në pranimin e refugjatëve nga ky vend.

Si shprehje e mbështetjes së fuqishme për politikën e dyerve të hapura, shtohet, kryeministri Kovaçevski në bisedën me Stoltenberg përshëndeti iniciativën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe theksoi se Maqedonia e Veriut do ta përshpejtojë procesin e miratimit të anëtarësimit në NATO të këtyre dy vendeve.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në bisedën me Kovaçevskin, përshëndeti mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e menjëhershëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, si dhe theksoi suksesin e stërvitjes ushtarake “Swift Response 22″, të cilën e konfirmoi edhe vendi ynë si partner i vlefshëm i Aleancës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në  bisedën telefonike me Stoltenberg u theksua se edhe kryeministri Kovaçevski shprehu mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së RMV-së për lidershipin e treguar dhe vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm në këto rrethana jashtëzakonisht komplekse të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Related posts

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

Gazetamax.mk

Anulohet seanca e 74, shkak mungesa e deputetëve

Gazetamax.mk

Kasami në vizitë te kryetari i bashkisë së Ballerupit në Danimarkë, Jesper Würtzen

Gazetamax.mk