Shkup, 17 maj – Eurodeputeti Angell Xhambaski, në një deklaratë për Tv Nova, është shprehur se duhet të ndalohet presioni mbi Bullgarinë nga vendet tjera të perëndimit por edhe nga SHBA-të. Madje ai kërkon që duhet përkundrazi Maqedonisë t’i bëjnë presion për t’i respektuar marrëveshjet, dhe të mund të fillojnë negociatat për hyrje në BE, informon Zhurnal.
“Presioni mbi Bullgarinë vjen nga vendet perëndimore dhe nga SHBA-të por duhet të kthehet mbrapsht – ato duhet të detyrojnë Maqedoninë e Veriut të respektojë marrëveshjet që të mund të fillojnë negociatat për hyrje në BE. Në fakt, paradoksale kjo sjellje e SHBA-ve dhe BE-së funksionon në interes të Rusisë. Marrëveshja duhet të respektohet, por nuk respektohet nga Qeveria në Shkup. Në libra, në media, politikanët vazhdojnë të përdorin gjuhë të urrejtjes kundër Bullgarisë, kjo nu kka ndryshuar”, tha ai.
Sipas tij, një nga detyrat e Qeverisë aktuale në Bullgari ka qenë të transmetojë qëndrimin e vendit, por ndoshta e kanë kuptuar se do të vuajnë shumë.
“Nëse qeveria bullgare shtrembëron qëndrimet, do të thyhet. Nëse ndryshon pozita bullgare për Maqedoninë, qeveria do të bie”, tha Angell Xhambaski./Zhurnal.mk