GazetaMax
Lajme

Raund i ri i bisedimeve sot mes SASHK dhe MPPS

Shkup, 17 maj – Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) duhet të ulet për një raund të ri negociatash. Siç u paralajmërua javën e kaluar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për sot (17 maj) është caktuar takim i ri mes përfaqësuesve të ministrisë dhe sindikatës, informon Zhurnal.

Në mbledhjen e kaluar, është biseduar për kërkesat që ishin pjesë e vendimit për grevë të të punësuarve në kopshte, si dhe për pagesat e pagave për periudhën derisa zhvilloheshte greva.

Për sot, sipas paralajmërimeve, do të vazhdohet me dialogin që të gjendet zgjidhje e cila do të jetë në korniza të rregullave ligjore.

Një nga temat që do të bisedohet është marrëveshja kolektive për të punësuarit në institucionet parashkollore i cili ai aktual skadon në qershor.

SASHK për momentin zhvillon bisedime edhe me Ministrinë e Arsimit. Takimi i fundit ishte më 13 maj. Në atë takim ishte arritur harmonizim i disa qëndrimeve, por ende nuk është arritur marrëveshja finale.

Siç pati paralajmëruar Nedellkov, kryetari i SASHK, çështja e bisedimeve dhe një marrëveshjeje të mundshme mund të përfundojë gjatë kësaj jave./Zhurnal.mk

Related posts

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

Gazetamax.mk

Policia e Kosovës merrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjt në SHBA

Gazetamax.mk

Gara mes Taravarit dhe Kasamit, kontrata milionëshe për punësime të përkohshme!

Gazetamax.mk