GazetaMax
Lajme

Vetoja e Bullgarisë, Ahmeti: Pa ndihmën e BE-së, vështirë të ketë zgjidhje

Shkup, 18 Maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpreson që koalicioni i partive në pushtet në Bullgari, të gjejë një kompromis për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian është e vështirë që të ketë ketë përparim në zgjidhjen e ngërçit midis dy vendeve.

“Pa ndihmën e Bashkimit Europian, vështirë se mund të ketë një epilog pozitiv kjo çështje, sepse në brendësi çështja është mjaft me ngarkesa emocionale, folklorike dhe etnike. Politika nuk mund të vensosë të së kaluarës historike”, u shpreh ai.

Ahmeti deklaroi se pala maqedonase i ka bërë hapat e saj, por se ende nuk është e sigurt se do ketë një zhvillim pozitiv.

“Kam parë që te kryeministri i ri i Bullgarisë ka një angazhim për ta përmbyllur këtë çështje, por ka shumë parti politike që e kanë ndërtuar këtë koalicion. Ne kemi bërë hapat e duhur, kërkesat e shtruara prej palës bullgare, por akoma nuk ka një hap që mund të themi se në qershor do të ketë një epilog pozitiv”, deklaroi Ahmeti.

Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është humbur besimi se mund të gjendet një zgjidhje përfundimtare, tha Ahmeti.

Related posts

Arsovska vazhdon me shkarkimin e drejtorëve që vet i emëroi, këtë herë ishte radha e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”

Gazeta Max

Pendarovski: Maqedonia e vetme nuk mund të detektojë dronin dhe ta rrëzojë, hapësira jonë qiellore ruhet nga vende tjera

Gazeta Max

Aksion i madh policor në Hasanbeg e Haraçinë

Gazeta Max