GazetaMax
Lajme

MPB: Siguria e këmbësorëve në vend të parë, është ulur ndjeshëm numri i viktimave në rrugë

Shkup, 21 maj – Viti i kaluar është me numër më të vogël të viktimave në komunikacion në 15 vitet e fundit, ndërsa të dhënat e katër muajve të para të vitit tregojnë se edhe sivjet vazhdon trendi i uljes së ndjeshme të numrit të viktimave në aksidentet e komunikacionit, kanë njoftuar sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

MPB, Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor dhe Fakulteti i sigurisë në Shkup vazhdojnë me aktivitet e tyre me qëllim ngritjen e nivelit të kulturës në trafik dhe në këtë mënyrë uljen e numrit të viktimave në rrugë.

Në Veles sot u organizua aksion në kuadër të fushatës “Edhe unë dhe ti- të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë!”

Sipas dekanit të Fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujoski vetëm aktivitetet e vazhdueshme parandaluese japin rezultat mbi sigurinë në komunikacion.

“Numrat tregojnë se që kur filluam fushatën për sigurinë e këmbësorëve, ka një ulje të ndjeshme të numrit të këmbësorëve të rrezikuar si dhe numrit të shkeljeve që ata i kryejnë. Aktivitetet e përbashkëta të MPB-së, KRSKRr dhe Fakultetit të sigurisë janë shembull i mirë i bashkëpunimit multidisiplinar ku secili institucion brenda kompetencave dhe kapaciteteve të saj kontribuon në qasje cilësore në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, në rastin e sigurisë në komunikacion”, ka thënë dekani Dujovski.

Ndërkohë, kryetarja e KRSKRr, Gordana Kozhuvarovska ka thënë se qëllimi i fushatës është të ngritët vetëdija në përmirësimin e kulturës të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçmas këmbësorëve por edhe shoferët që duhet t’i lëshojnë këmbësorët.

“Siguria në komunikacion është kujdes i përbashkët dhe duhet që bashkërisht të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion. Poashtu vazhdojmë edhe me fushatën ‘Maturantë- shoferë të rinj, respektoni rregullat në komunikacion’. Fushata është me qëllim të përkujtojë maturantët për pasojat e drejtimit të pakujdesshëm dhe të tregojnë nevojën për kujdes nëse natën e maturës vendosin të ulen pas timonit”, tha Kozhuvarovska.

Ndihmësministri për marrëdhënie me publikun, Toni Angellovski ka thënë se këto aksione parandaluese drejtpërdrejtë ndikojnë në ngritjen e nivelit të kulturës në komunikacion dhe në këtë mënyrë zvogëlohet numri i viktimave në trafik.

“Mu si rezultat i aktiviteteve që kemi zbatuar vitet e kaluara është evident trendi i rënies së numrit të viktimave në komunikacion që çdo vit po zvogëlohet, por sigurisht që edhe një viktimë për ne është shumë dhe prandaj vazhdojmë të punojmë intensivisht në uljen e këtij numri. Gjatë vitit 2021 ka 116 viktima dhe është viti me numrin më të ulët të viktimave në komunikacion në 15 vitet e fundit, ndërsa të dhënat në katër muajt e parë të vitit 2022 tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i uljes së numrit të viktimave në aksidentet e trafikut. Në katër muajt e parë të vitit 2022 janë 26 viktima që është për 14 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin 40. Vetëm në prill të vitit 2022 kemi katër viktima, ndërsa në prill 2021 ishin 12, pra numri është tre herë më i ulët në muajin prill të vitit 2022”, tha Angellovski.

Related posts

“Stuhi” në Austri/ Moti i lig apokaliptik goditi disa rajone

Gazetamax.mk

Izet Mexhiti: Shënojmë 21 vjetorin e BDI-së në Tetovë, aty ku u hodhën themelet e para të saj

Gazetamax.mk

Vizita nga zyrtarë të lartë evropianë në Ballkan, interes i përbashkët zgjerimi i BE-së

Gazetamax.mk