Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve.
Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “Dialog”.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale. Rama ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Megjithatë, deri më tani, ftesa për dialog është refuzuar nga protestuesit.
Burimi:botasot.info
