Panteleon GS Shkup bashkëorganizator i ngjarjes prestigjioze të biznesit të BCIU-së në Nju Jork

Nju Jork, 21 shtator 2026 – Kompania maqedonase Panteleon GS Shkup ishte bashkëorganizatore e një takimi biznesi të Këshillit të Biznesit për Mirëkuptim Ndërkombëtar (BCIU), të mbajtur në Yale Club prestigjioz, në zemër të Nju Jorkut.

Ngjarja është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të lidhur sektorin e biznesit maqedonas dhe atë amerikan në nivelin më të lartë, ndërsa Panteleon GS Shkup e organizoi atë në bashkëpunim me Gjorev Holding.

„Më gëzon fakti që një kompani maqedonase mund të jetë pjesë e një ngjarjeje të këtij niveli. Lidhje të tilla biznesi nuk ndërtohen brenda natës, por pikërisht takime të këtilla hapin hapësirë për prani më të madhe të kompanive maqedonase në tregun amerikan“, deklaroi Blazho Gjorev, themelues i Gjorev Holding.

Në takim u drejtua edhe kryeministri Hristijan Mickoski para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit amerikan.

Pjesëmarrja e një kompanie maqedonase si bashkëorganizatore e një ngjarjeje të këtij rangu e konfirmon rëndësinë në rritje të biznesit maqedonas në lidhjen e dy ekonomive.

BCIU është themeluar në vitin 1955 si iniciativë e Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit Dwight Eisenhower. Sot, organizata bashkon më shumë se 200 kompani, përfshirë edhe një numër të madh kompanish nga lista Fortune, dhe përfaqëson një platformë ku përfaqësues kryesorë të biznesit global takohen me krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe me liderë të kompanive ndërkombëtare.

Për Panteleon GS Shkup

Panteleon GS Shkup është kompani e specializuar për shërbime outsourcing të proceseve të biznesit për kompani në tregun amerikan, me fokus në industrinë e transportit dhe logjistikës. Ekipet e kompanisë ofrojnë mbështetje në financa, kontabilitet, faktoring, leasing, sigurime dhe kontrolling, duke u mundësuar profesionistëve nga Maqedonia të ndërtojnë karrierë ndërkombëtare nga vendi i tyre.

Për Gjorev Holding

Gjorev Holding është grup privat kompanish me prani në të dyja anët e Atlantikut, aktiv në financa, mobilitet, logjistikë, ndërtimtari dhe shërbime operative. Grupi bashkon më shumë kompani të pavarura në SHBA dhe Maqedoni nën një drejtim të përbashkët strategjik, duke mbështetur rritjen, bashkëpunimin dhe ndërlidhjen e tyre. Themelues dhe drejtor ekzekutiv është Blazho Gjorev.