Në këtë nëntor, me flamurin në dorë,
u mbyll fushata me këngë e folklor.
Festa na bashkon për një ditë në shesh,
edhe pse zotimet do të shkojnë për lesh!
Mos harroni, o burra të politikës lokale,
flamuri s’është dekor në lojëra karnavale.
Ai nuk bëhet më i kuq me lavde e favore,
as më kombëtar me katër lista zgjedhore!
Por ja një këshillë miqësore, me mirësi,
për vallen dyshe të listave me tetë parti.
Mbushni kutitë e votimit plot e përplot,
me të njëjtat marifete, si dje, si sot…!
Nëse e doni Këshillin Kombëtar të mbarë,
pse të mos bëheni bashkë si parlamentarë?
Ashtu siç u bashkuat në zgjedhjet n’Beograd,
bëjeni edhe Luginën me më shumë fat!
E keni zgjidhjen elegante listat t’i nderoni,
me katër fushat e Këshillit, aq sa ka institucioni.
Përndyshe, nëse veproni në një mënyrë tjetër,
do ta keni Këshillin Kombëtar me avazin e vjetër!
Burimi: Botasot
