GazetaMax
Lajme

Kovaçevski takon homologun italian, Mario Draghi

Romë, 24 Maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës në Romë ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin italian, Mario Draghi.

Sipas Kovaçevskit në takim është biseduar edhe për idenë e presidentit francez Emanuel Makron për union të ri polit të BE-së për vendet aspirantë për anëtarë të unionit.

Ai tha se qëndrimi i homologut tij italian është se ideja e Makron duhet sqaruar dhe zbërthyer në Këshillin e Evropës për të kuptuar më qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Kovaçevski ritheksoi nevojën e fillimit të negociatave me BE-në sa më shpejt që është e mundur.

“Folëm vetëm për idenë e cila u prezantua nga presidenti i Francës, Emanuel Makron. Edhe kryeministri italian mban qëndrimin se duhet mbajtur mbledhje e Këshillit Evropian ku edhe do të sqarohet e gjithë ideja dhe të komentohet se si mund të zbatohet në të ardhmen”, tha Dimitar Kovaçevski.

Related posts

Arsovska: Qyteti i Shkupit do të funksionojë ashtu si deri tani por me persona me integritet

Gazetamax.mk

Drejtori Zudi Enuzi konfirmom se tеtë kontejnerë janë djegur gjatë fundjavës

Gazetamax.mk

Kamçev tërheqë padinë kundër Zoran Mileski – Kiçeec

Gazetamax.mk